LAJMI I FUNDIT:

AJO TË PYETI

AJO TË PYETI

Poezi nga: Vladimír Holan
Përktheu: Faslli Haliti

Një vajzë të pyeti: Ç’ është poezia?
Duhej t’i thoshe: Vetëm fakti që ekziston ti,
ah po, që ti ekziston,
dhe që në dridhje dhe habi,
të cilat janë dëshmitare të mrekullisë,
duke vuajtur unë xhelozohem prej bukurisë tënde të plotë,
dhe që s’mund të të puth dhe s’mund
të shtrihem me ty,
dhe s’kam asgjë, dhe se ai i cili është
pa mjete financiare
është i shtrënguar të këndojë …


Por ti nuk ia the asaj, heshte
dhe ajo s’e dëgjoi atë këngë …