"Ajo është një nënë që ka përballuar shumë sfida", familja e Fjollës me reagim publik

Familja dhe mbështetësit e Fjolla Morinës kanë dalë me një deklaratë publike në rrjetet sociale, duke shprehur indinjatën e tyre për situatat e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Sipas tyre, gjuha e përdorur ndaj këngëtares ka qenë e papranueshme dhe sulmet e fundit kanë tejkaluar çdo kufi të respektit dhe etikës televizive.
Familjarët theksojnë se Fjolla nuk është thjesht një banore e reality show; ajo është një nënë dhe një artiste që ka përballuar shumë sfida në jetë.

Çdo sulm ndaj dinjitetit të saj ndikon jo vetëm tek ajo, por edhe tek familja dhe mbështetësit e saj jashtë shtëpisë.
Një pjesë e deklaratës u drejtohet direkt produksionit të BBVK-së. Ata kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga organizatorët, për të siguruar që gjuhët ofenduese dhe sulmet personale të mos tolerohen më.
Familja rikujton se një program i ndjekur nga mijëra njerëz ka përgjegjësinë të vendosë standarde të qarta të komunikimit.
Në fund të reagimit, mbështetësit dhe familjarët e Fjollës theksojnë vendosmërinë e tyre për të mos heshtur.
Ata nënvizojnë se respekti nuk është opsional, por një detyrim, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë të bashkuar për të mbrojtur integritetin e këngëtares gjatë gjithë rrugëtimit të saj në BBVK. /Telegrafi/





























































