LAJMI I FUNDIT:

Ajdini: Më 1 Maj të protestohet, pastaj të festohet

Ajdini: Më 1 Maj të protestohet, pastaj të festohet

Kryesindikalisti i Kosovës, Avni Ajdini, u ka kërkuar punëtorëve kosovarë që për 1 Maj të protestojnë një orë në sheshin kryesor të Prishtinës dhe pastaj, siç ka thënë ai, të shkojnë të festojnë ku të duan.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka vendosur që këtë 1 Maj të mos festohet, siç ka ndodhur viteve të kaluara, por të protestohet.

Kryesindikalisti Avni Ajdini ka deklaruar për gazetën “Zëri” se të martën e ardhshme, më 1 maj, do të protestojnë nga ora 11:00 deri në orën 12:00, në Prishtinë.

“Muajin e kaluar kemi sjellë një vendim, që protesta e punëtorëve duhet të mbahet për 1 Maj. Unë u them punëtorëve që të protestojnë prej orës 11-12 dhe pas kësaj proteste të shkojnë e të kënaqen ku të duan”, ka thënë Ajdini, duke shtuar se nëpërmjet kësaj proteste dëshirojnë ta tërheqin vëmendjen e institucioneve qeveritare se duhet përmbushur kërkesat e punëtorëve. /Zëri/Telegrafi/