Ajax, Young Boys e AEK e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pas fitoreve të tyre në fazën play-off.

Ajax ka barazuar pa gola si mysafir i Dinamo Kievit, por fitorja në shtëpi me rezultat 3-1 para një jave e ka dërguar tutje.


Holandezët ishin më të mirë në dy ndeshje dhe me kalimin e tyre në fazën e grupeve e kanë pasuar Ligën e Kampionëve.

GettyImages 1023257850 Ajax (Getty Images)

Edhe greket e AEK kanë kaluar tutje. Ata kanë barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Videoton, por në ndeshjen e parë kanë fituar 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm kaun fituar 3-2.

Ndeshje dramatike ishte ajo mes Dinamo Zagrebit dhe Young Boys.

GettyImages 1013394348 AEK (Getty Images)

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 1-1  në Zvicër.

Sot kroatët e kishin në duar kualifikimin, pasi ishin në përsi 1-0, por në fund pësuan 2-1.

Nesër zhvillohen edhe tri ndeshje tjera në fazën Play-Off ku plotësohet edhe faza e grupeve. /Telegrafi/ Ndeshjet që zhvillohen të mërkurën

PAOK - Benfica

PSV - BATE

Salzburg - Crvena Zvezda

telegrafi sport app