AirPod-ët e ri të Apple lansohen zyrtarisht, me bateri të përmirësuar dhe ngarkim 'wireless'

Apple ka lansuar zyrtarisht gjeneratën e dytë të kufjeve AirPods. Sa i përket dizajnit, AirPods do të duken shumë të ngjashme me paraardhësit e tyre.Ka pasur zëra se mund të ketë një opsion të zi që mund të ofrohet, por duket se ato thashetheme nuk u bën realitet. Ndoshta Apple mund të ofrojë më shumë mundësi ngjyrash në një datë të mëvonshme, por për momentin ato do të vazhdojnë të ofrohen në të bardhë.Kështu, ndërsa pamja e jashtme mund të jetë e vjetër, AirPods janë përmirësuar në brendësi. Një nga këto ndryshime përfshin një çip të ri H1 të dizajnuar nga Apple, i cili sipas kompanisë, është projektuar veçanërisht për kufjet.Procesori pritet të ndihmojë ta bëjë produktin më të shpejtë, të shtoj jetën e baterisë dhe gjithashtu të përmirësoj "Hej Siri". AirPod-ët e parë përdorën procesorin W1, i cili ishte mjaft mbresëlënës, kështu që ne duhet të presim dhe të shohim punën e procesorit të ri. AirPod-ët e ri kanë çmim prej $199 me pakon e ngarkimit pa tel, $159 me pakon e rregullt të ngarkimit dhe pako e pavarur e ngarkimit të telefonave do të shitet për 79 dollarë, dhe të gjitha mund të blihen nëpërmjet faqes së internetit të Apple. /Telegrafi/









































