LAJMI I FUNDIT:

Airbnb do t’i paguajë katër persona për të jetuar tre muaj në një fshat piktoresk të Italisë

Airbnb do t’i paguajë katër persona për të jetuar tre muaj në një fshat piktoresk të Italisë
-->

Pjesa më e keqe e çdo vizite jashtë vendet shpeshherë është kthimi në shtëpi. Mendimi i rikthimit në punë pas një jave pushim duke u relaksuar nën rrezet e diellit padyshim se na mbush pak stres e frikë.

Por, çfarë nëse ju themi se mund ta zgjatni pak atë ndjenjën e rrezeve të diellit? Çfarë nëse ju themi se ka një shans për t’i ikur orarit të mërzitshëm nga 09:00 – 17:00 për ta rrethuar veten me një ambient më të ngrohtë?

Pikërisht këtë është duke jua ofruar kompania Airbnb me mundësinë e re që është e hapur për të gjithë, transmeton Telegrafi.

Katër persona do të dërgohen të jetojnë në Grottole, një fshat i bukur në Italinë Jugore, ku do të mësohen të jetojnë me kulturën vendase dhe do të mësojnë si të flasin dhe gatuajnë italisht.

Pjesëmarrësit gjithashtu do të punojnë në komunitet për ta rigjallëruar fshatin.

Çdo kush që ka fatin të përzgjidhet do të bëhet ‘qytetar i përkohshëm’ i fshatit, ndërkaq do të bëjë punë vullnetare për një organizatë jofitimprurëse që quhet ‘Wonder Grottole’, dhe që është themeluar nga banori i fshatit Andrea.

“Ëndrra ime është ta ripopullojë qendrën historike të fshatit. Në 10 vitet e ardhshme ne do të dëshironim ta shinim Grottole të mbushet me kultura të ndryshme dhe me njerëz që përshtaten lehtë me komunitetin vendas”, ka thënë ai.

“Ky është një fshat me tradita të forta, ku mund t’i bini ziles së secilës derë dhe do të mirëpriteni si në një familje të vërtetë. Njerëzve u pëlqen të flasin për gjëra të vogla, madje pëlqejnë të ulen para derës së shtëpisë. Është një vend për t’i harruar brengat e qytetit katoik dhe për ta zbuluar dritën që mund të vjen nga jeta rurale”, ka shtuar ai.

Si qytetar i përkohshëm ju do të qëndroni në një shtëpi ‘Airbnb’ – ku nikoqir do të jetë vet Andrea, një mbajtës i bletëve dhe stilist flokësh i quajtur Rocco, prodhuesi i vajit të ullirit Giuseppe, dhe Rosa – kuzhiniere që do t’jua mësojë kuzhinën italiane.

Aplikimi është i hapur deri me datën 17 shkurt, ndërkaq kandidatët e suksesshëm do të qëndrojnë në Grottole nga muaji qershor deri në gusht.

Për më shumë, klikoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Çfarë të vizitosh
Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Bëje vet
Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Lifestyle
Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Lifestyle
Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Stil
S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

Bëje vet
Kalo në kategori