LAJMI I FUNDIT:

Me “Air Force One” u nis prej Maryland, nga Polonia drejt Ukrainës vazhdoi rrugëtimin me tren – si udhëtoi Biden në Kiev?  

Me “Air Force One” u nis prej Maryland, nga Polonia drejt Ukrainës vazhdoi rrugëtimin me tren – si udhëtoi Biden në Kiev?  

Presidenti amerikan Joe Biden është takuar sot në Kiev me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, në prag të njëvjetorit të pushtimit rus në Ukrainë.

Bëhet fjalë për vizitën e parë të Bidenit në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend, që është një shenjë për mbështetjen e madhe për Ukrainën, raporton Reuters.

Udhëtimi i sotëm i presidentit amerikan Joe Biden në Kiev, për arsye sigurie ishte mbajtur sekret gjatë tërë kohës, transmeton Telegrafi.

Biden, Zelenskyt: Më ke telefonuar dhe më the se do të dëgjojë shpërthime, kurrë nuk do ta harrojë këtë
Lexo po ashtu Biden, Zelenskyt: Më ke telefonuar dhe më the se do të dëgjojë shpërthime, kurrë nuk do ta harrojë këtë

Aeroplani presidencial Air Force ishte ngritur në ajër nga baza ajrore Andrews në Maryland, gjatë ditës së djeshme në kohën kur po binte terri. E gazetarët që ndoqën këtë ngjarje nuk u është lejuar të bartin me vete pajisje si aparate e kamera.

Udhëtimi i Bidenit nuk ishte paralajmëruar fare, kurse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhe gjatë javës së kaluar kanë deklaruar disa herë se nuk bëhet fjalë për ndonjë vizitë të Bidenit në Ukrainë.

Të dielën mbrëma, pak para se të udhëtonte, Biden shkoi me gruan e tij në Washington, nga ku më nuk është parë fare deri sot në mëngjes pas arritjes në Kiev.

Biden nga Kievi: Kur Putini filloi pushtimin, mendoi se Ukraina është e dobët – u gabua rëndë
Lexo po ashtu Biden nga Kievi: Kur Putini filloi pushtimin, mendoi se Ukraina është e dobët – u gabua rëndë

New York Times raporton se Biden arriti në Kiev me tren, udhëtimi kishte filluar nga Polonia dhe kishte zgjatur më shumë se një orë deri në Kiev. NYT e ka përshkruar vizitën si “demonstrim i vendosmërisë së administratës së Bidenit”.

Biden arriti në Kiev në ora 8 të mëngjesit, ku u prit nga ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink. Autokolona vazhdoi rrugëtimin nën masa të rrepta të sigurisë drejt pallatit Marinski, rezidencën e presidentit ukrainas. Atje u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij Olena Zelenska.

Derisa Biden po ecte rrugëve të Kievit, në kryeqytetin ukrainas u aktivizuan sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore.

Biden nga Kievi njoftoi për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, me vlerë prej gjysmë miliardi dollarë
Lexo po ashtu Biden nga Kievi njoftoi për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, me vlerë prej gjysmë miliardi dollarë

Në anën tjetër, Ukraina është në lufte kurse ushtria amerikane nuk është e përfshirë në të, gjë që e bën këtë vizitë të jetë e veçantë nga udhëtimet tjera të presidentit amerikan.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, disa herë në fillim të këtij viti kanë mohuar mundësinë se do të ketë vizitë të Bidenit në Ukrainë.

Biden kryesisht udhëton me një numër të vogël të përcjellësve, ku përfshihet këshilltari i tij për Siguri Nacionale, Jake Sullivan, zëvendës-shefja e personelit Jen O’Malley Dillon si dhe ndihmësja personale Annie Tomasini.

Pa paralajmërim, Biden viziton Kievin – shihet rrugëve të kryeqytetit ukrainas
Lexo po ashtu Pa paralajmërim, Biden viziton Kievin – shihet rrugëve të kryeqytetit ukrainas

Presidenti ukrainas qysh në fillim të luftës në Ukrainë e kishte ftuar Bidenin për një vizitë në Kiev, derisa forcat ruse po grumbulloheshin përgjatë periferisë së kryeqytetit ukrainas.

Javën e kaluar, Zelensky tha se ftesa për Bidenin për një vizitë në Kiev akoma vlen. Në anën tjetër, pas vizitës në Kiev, presidenti amerikan pritet të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt Polonisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori