LAJMI I FUNDIT:

“Ai synonte të futej brenda”: Publikohen pamjet e sulmit me armë afër ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë

“Ai synonte të futej brenda”: Publikohen pamjet e sulmit me armë afër ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, shefi i Policisë, Nikola Milina, ka publikuar disa pamje të sulmit në Sheshin e Shën Markut, përkatësisht para ndërtesës së Qeverisë në Zagreb të Kroacisë.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se pasi qëlloi të shtënat e para, sulmuesi, i identifikuar si Danijel Bezuk, u tërhoq në rrugë, ku ai rimbushi municionet dhe më pas u kthye, dhe hoqi dorë nga sulmi i mëtejshëm pasi një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të.

Sipas shefit të policisë Milina dhe avokates së Shtetit në Zagreb, Jurica Iliç, se akti ishte kryer me një “modalitet terrorist”.


“Sulmuesi e lëshoi pushkën automatike, u largua dhe bëri vetëvrasje”: Polica jep detajet e sulmit të së hënës para ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë
Lexo po ashtu “Sulmuesi e lëshoi pushkën automatike, u largua dhe bëri vetëvrasje”: Polica jep detajet e sulmit të së hënës para ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë

Ndërsa shefi i çështjeve speciale të policisë, Miljenko Radniq ka zbuluar disa detaje më shumë dhe tha se besonte se sulmuesi kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e qeverisë.

“Vetë sulmi zgjati për një kohë shumë të shkurtër, disa sekonda, pas së cilës autori u largua nga vendi i ngjarjes. E gjitha që mund të konkludohej ishte që oficerët e policisë të kryenin detyrën e tyre kryesore, që ata të mbronin objektin, qeverinë dhe parlamentin”, ka thënë Radniq.

Policia kroate kishte thënë se “është vërtetuar se më 12 tetor, rreth orës 8 të mëngjesit, një qytetar 22-vjeçar kroat erdhi në Sheshin e Shën Markut dhe qëlloi disa të shtëna nga një armë automatike në drejtim të tre oficerëve të policisë që ishin atje në atë kohë – nga ku ai plagosi rëndë një polic 31-vjeçar.

Dhe gjysmë ore pas asaj ngjarjeje, gjatë një kërkimi intensiv për autorin e veprës, policia mori një informatë se një person i cili ka shumë të ngjarë të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri, ishte shtrirë në tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori