LAJMI I FUNDIT:

Ai supozohej të ishte ylli i ri i Barcelonës: Ansu Fati është i pakënaqur me minutat dhe çmimi i tij në treg po bie

Ai supozohej të ishte ylli i ri i Barcelonës: Ansu Fati është i pakënaqur me minutat dhe çmimi i tij në treg po bie

Ansu Fati mund të largohet nga Barcelona në afatin e verës, shkruan mediumi katalanas Sport.

Anësori i talentuar, i cili supozohej të ishte ylli i ri i klubit katalanas, ishte zëvendësues në formacionin e trajnerit Xavi këtë sezon, i cili ka në pozicionin e tij Ousmane Dembelen dhe Raphinhan, i ardhur këtë verë.

Sport shkruan tre arsye pse Fati mund të largohet nga Barcelona, ​​me të cilën ka kontratë deri në vitin 2027.


E para është se Fati nuk merr minuta të mjaftueshme në momentet më të rëndësishme.

E dyta është se Barcelona duhet të shesë dikë gjatë verës dhe e treta është se klube si Manchester United janë në kërkim të lojtarëve ofensivë.

Sport thekson se Barcelona nuk dëshiron që ajo që i ndodhi Frenkie de Jong këtë verë t’i ndodhë Fatit.

Mesfushori holandez nuk ishte i kënaqur nën drejtimin e Xavit dhe nuk i pëlqente të ishte lojtari i parë që largohej nga fusha në çdo ndeshje.

Manchester United dhe Chelsea u përpoqën të përfitonin nga një situatë e tillë, megjithëse De Jong përfundoi duke qëndruar, kështu që Barcelona tani dëshiron ta shmangë atë.

Sporti vijon se Fati ka mundësi vetëm të kërkojë transferim, ndërsa vetë Barcelona nuk do ta vendosë në listën e lojtarëve për shitje.

Agjenti Jorge Mendes po mbledh informacione për interesimin e ambienteve të reja për Fatin, e mes tyre ka edhe klube nga Anglia, si Man United, të cilët nuk e kanë problem të paguajnë një shumë të madhe për lojtarin.

Transfermarkt e vlerëson Fatin 50 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 vlera e tij ishte 80 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori