Ai luajti në 'Taxi', por mund ta kishte veshur fanellën e Real Madridit - si i dështoi Zidanes transferimi i Djibril Cisses

Karriera e Djibril Cisse mund të kishte marrë një rrugë shumë të ndryshme.
Pasi bëri emër te Auxerre midis viteve 1999 dhe 2004 (duke shënuar 90 gola në 169 ndeshje), sulmuesi francez u transferua te Liverpooli, ku fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2005.
Megjithatë, ish-sulmuesi, tani 43 vjeç, i tha L'Equipe se Zinedine Zidane dikur e donte atë te Real Madridi.
"Pas sezonit tim të parë të madh në Auxerre (22 gola dhe titulli i golashënuesit më të mirë) në vitin 2002, shkova në Kupën e Botës. Nuk e kisha takuar kurrë më parë Zidanen", ka rrëfyer fillimisht Cisse.
"Ai mbërriti vonë për në grumbullim, por në ditën e tij të parë në Japoni, trokiti në derën time. Çfarë tronditjeje ishte kjo. Ai erdhi të më përshëndeste, por edhe të më jepte një mesazh".
"Tha se Real Madridi më donte dhe se personalisht donte që unë të bashkohesha. Por unë e lashë të kuptonte se tashmë isha zotuar për një klub tjetër (Liverpoolin)".
"Askush nuk e dinte, por unë praktikisht kisha nënshkruar me Liverpoolin. Gerard Houllier (atëherë trajneri i Liverpoolit) kishte gjetur shpejt gjuhën e përbashkët me Guy Roux (trajneri i Auxerre)".
"Ne ishim takuar disa herë në Paris. Unë pothuajse kisha gjetur një shtëpi atje një vit para se të zhvendosesha”, shtoi më tej ish-lojtari.
Pas Liverpoolit, Djibril luajti për Marseillen, ku u shfaq në filmin legjendar Taxi 4, duke portretizuar veten. Më vonë, ai luajti edhe për Sunderlandin, Panathinaikosin, Lazion dhe shumë klube të tjera më pak të njohura. /Telegrafi/





















































