Ze Roberto, tani 51 vjeç, është një legjendë e futbollit brazilian, i ndërsa luajti profesionalisht deri në moshën 43 vjeç. Tetë vjet më vonë, fituesi i Ligës së Kampionëve dhe 84 herë përfaqësues i Brazilit duket se mund të veshë ende fanellën dhe të luajë pa probleme.

Postimet e tij të fundit në Instagram tregojnë një gjendje fizike mahnitëse. Lojtari i famshëm publikoi së fundmi foto nga stërvitjet dhe vrapimet e tij, që dëshmojnë nivelin e lartë të përgatitjes fizike.


Me 3.1 milionë ndjekës në Instagram, Ze Roberto tani punon si trajner fitnesi dhe ofron stërvitje online, duke shfrytëzuar përvojën dhe trupin e tij të jashtëzakonshëm.

Ai i atribuon gjendjen e tij fizike kohës së kaluar te Bayern Mynih, ndërsa Ze Roberto kujton edhe rreptësinë e trajnerit Felix Magath.

“Koha ime në Mynih ishte shumë e rëndësishme, sepse kuptova se nuk jam vetëm një futbollist. Nuk jam vetëm një futbollist, jam një atlet”.

“Ishte trajneri më i rreptë në karrierën time. Nuk isha në ushtri, por kështu e imagjinoja. Më vonë mësova se trajneri i tij i fitnesit kishte shërbyer në ushtrinë gjermane. Duhet ta respektojmë trupin dhe kufijtë e tij”, deklaroi Ze Roberto.

Sot, Ze Roberto stërvitet rreth dy orë në ditë dhe pushon të dielave. Dy vjet më parë, ai pretendoi se kishte trup më të mirë se Cristiano Ronaldo.

“Cristiano është një makinë, por nuk besoj se do të luajë deri në 40 vjeç, sepse niveli i tij ka qenë gjithmonë maksimal”, kishte deklaruar aiai për Sky Sports.

Gjatë karrierës së tij, Ze Roberto ka luajtur për klube si Portuguesa, Real Madrid, Flamengo, Bayer Leverkusen, Bayern Mynih, Nacional, Santos, HSV, Al-Gharafa, Gremio dhe Palmeiras.

Ai regjistroi 840 ndeshje dhe 83 gola, fitoi Bundesligën pesë herë, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin, dhe u shpall nënkampion bote me Brazilin në 1998, duke u konsideruar një nga lojtarët më të përgatitur fizikisht në botë. /Telegrafi/

telegrafi sport app