LAJMI I FUNDIT:

AI fajëson BE-në për vdekjet e emigrantëve në Mesdhe

AI fajëson BE-në për vdekjet e emigrantëve në Mesdhe

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) fajësoi “dështimin e politikave të Bashkimit Evropian” për numrin e madh të vdekjeve të refugjatëve dhe emigrantëve në Detin Mesdhe.

Në një raport të publikuar sot, Amnesty tha se “marrëveshjet cinike” me Libinë përballen mijëra njerëz me rrezikun e mbytjes, përdhunimit dhe torturës.


Amnesty tha se BE ka mbyllur njërin sy ndaj abuzimeve në qendrat e paraburgimit në Libi, ndërsa shpëtimin e emigrantëve e ka lënë në duart e organizatave bamirëse.

Mbi 2,000 njerëz kanë vdekur në vitin 2017, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur Evropën, tha Amnesty International.

“Nëse gjysma e dytë e këtij viti vazhdon si e para dhe nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, 2017-ta mund të bëhet viti më vdekjeprurës në rrugën më vdekjeprurëse të emigrantëve në botë”, tha John Dalhuisen, drejtor për Evropën i Amnesty International.

BE nuk e ka komentuar ende raportin e organizatës.

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori