LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti tregon dobitë e Ligjit për Prishtinën (Video)

Ahmeti tregon dobitë e Ligjit për Prishtinën (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, ka thënë se Ligji për Prishtinën, do të hapë mundësi të reja për kryeqytetin.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka theksuar se më këtë ligj, parashihet krijimi i drejtorisë së Policisë së Prishtinës.


“Unë jam i interesuar të diskutojmë për numrin e policëve, sepse tani kemi vetëm 40 policë të komunikacionit, derisa ka nevojë për shumë më tepër. Planifikojmë që të vendosim edhe kamera, përmes së cilave do të regjistroheshin vozitësit që e kanë tejkaluar shpejtësinë, ku dënimi me foto do t’i shkojë vozitësit në shtëpi”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas tij, do të ndërtohet – qysh në mandatin e radhës – edhe salla koncertale.

“Shumë me rëndësi e kemi përfundimin e çështjes së Pallatit të Rinisë, ku qeveria Haradinaj ka bërë kërkesë në Agjencionin Kosovar të Privatizimit (AKP), që ky pallat të kaloj në pronësi të komunës. Ne jemi të gatshëm ta marrim përsipër edhe borxhin që e ka pallati i rinisë dhe të investojmë të pjesë e dyqaneve”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/