LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Tirana dhe Prishtina kanë luajtur rol konstruktiv për deklaratën e partive politike shqiptare

Ahmeti: Tirana dhe Prishtina kanë luajtur rol konstruktiv për deklaratën e partive politike shqiptare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka takuar Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe Ambasadori Reka bashkëbiseduan për zhvillimet politike në vend dhe rajon si dhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.


Kryetari Ahmeti theksoi që deklarata e partive politike shqiptare është produkt i përbashkët nga platformat tona zgjedhore dhe shprehu mirënjohje për inkurajimin e sinqertë dhe konstruktiv të Tiranës dhe Prishtinës për këtë arritje vendore.

Ahmeti njohtoi Ambasadorin Reka që po vijon konsultimet intensive me organet partiake, me intelektual dhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me komunitetin ndërkombëtar në baza ditore.

Kryetari Ahmeti theksoi insistimin e BDI-së mbi përcaktimet e veta për arsye se realizimi i tyre është përfitues për gjithë shoqërinë dhe paraqet përmbyllje të obligimeve normative nga Marrëveshja e Ohrit si dhe zbatim të pritshmërive të partnerëve tanë në BE dhe NATO. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori