LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti rreth vërshimeve: Mjaftojnë të reshura më të theksuara që zona të caktuara të përmbyten

Ahmeti rreth vërshimeve: Mjaftojnë të reshura më të theksuara që zona të caktuara të përmbyten
Foto: Ilustrim

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) tha sot Kosova kohëve të fundit shumë shpesh po përballet me vërshime, sidomos ato të shpejta dhe sipas tij mjaftojnë të reshura më të theksuara që zona të caktuara të përmbyten.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se duhen masa të vazhdueshme preventive, si dhe qasje serioze dhe afatgjate institucionale.

“Komunat në bashkëpunim me institucionet qendrore duhet të punojnë në rregullimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo përroskave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit, që pastaj mund të shkaktojë vërshime, të ndalohet eksploatimi i pakontrolluar i zhavorit mu në shtretërit e lumenjve, të ndalohet ndërtimi i shtëpive, rrugëve dhe urave në vende që janë të rrezikuara nga vërshimet, të kontrollohen dhe ndalohen prerjet e pakontrolluara të pyjeve në afërsi të zonave vërshuese, në vendet urbane të përmirësohet infrastruktura nëntokësore (ujësjellësi, kanalizimi etj0”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori