LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti “promovon” taksën me portretin tij në kartëmonedhën prej 10 eurosh

Ahmeti “promovon” taksën me portretin tij në kartëmonedhën prej 10 eurosh

Dy ditë pas propozimit të Komunës së Prishtinës, që hyrja në kryeqytet të bëhet me pagesë, në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagime, mospajtime dhe ironizim me këtë ide të kreut të kryeqytetit.

Qytetarët e komunave të tjera kanë kritikuar ashpër kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për vendosjen e kësaj takse që flitet të jetë prej 10 eurove, ndërsa një pjesë e qytetarëve janë tallur me propozimin që është bërë, transmeton Telegrafi.


Disa nga qytetarët kanë publikuar në rrjetet sociale edhe kartëmonedhën 10 euro me figurën e kryetarit Ahmeti, e pikërisht këtë fotografi e ka postuar edhe vetë ai në faqen e tij në Facebook.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se përveç parkingut me pagesë, janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër.

“Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetrën për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave”, kishte thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori