LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Pritet pjesëmarrje rekorde në zgjedhje

Ahmeti: Pritet pjesëmarrje rekorde në zgjedhje

Analisti dhe drejtori i Programacionit të Radio Televizionit Dukagjini në Prishtinë Arben Ahmeti, analizon skenarët e mundshme e zgjedhjeve të së dielës në Kosovë.

“Është garë shumë më e fortë sa që e kemi paramendu dhe sa që e kemi prit. Kjo për shkak të lëvizjeve që kanë ndodh brenda partive politike” tha Ahmeti në një intervistë për televizionin A2 News.


“Kemi një PDK që provoi të që në pak muaj të reformohet krejtësisht, të dal me emra shumë të fuqishëm në garë. Kemi një LDK që tashmë udhëhiqet prej fytyrave reformatore të saj. Kemi një Albin Kurti që çdo herë e më shumë po e ngrit popullaritetin e tij dhe simpatinë që njerëzit kanë për të” shtoi Ahmeti

Më tej Ahmeti thotë se në anën tjetër është një AAK që për herë të parë në historinë e saj synon të dal e para për shkak të koalicionit me PSD-në dhe për mënyrën si ka menaxhuar Haradinaj me disa tema të ndjeshme dhe popullore këtu në Kosovë.

“Dhe kemi një NISA-AKR të cilët vendosën të shkojnë bashkë në koalicion në mënyrë që të ruajnë garën dhe korrektësinë në raport më 4 partitë tjera” shtoi ai.

Ahmeti gjithashtu beson se në këto zgjedhje do ketë një pjesëmarrje rekord të qytetarëve në zgjedhje.

“Po shoh një pozicionim shumë të madh të qytetarëve, po pres një dalje rekord të qytetarëve në zgjedhje për shkak të kualitetit të garës. Ajo çka është tepër e rëndësishme në këto zgjedhje është që nuk do të dihet fituesi deri në ditët e fundit” tha ai. /PORTALI.info/