LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Prishtina është dëshmia jonë se qeverisim pastër

Ahmeti: Prishtina është dëshmia jonë se qeverisim pastër

Shpend Ahmeti nga Partia Social Demokrate ka thënë se subjektet tjera nuk kanë ofruar plane konkrete për mënyrën e qeverisjes së ardhshme.

Ahmeti është shprehur i bindur se me Prishtinën e kanë dëshmuar se dinë të qeverisin pastër, njofton Klan Kosova.


”Edhe në Veternik po punohet. Ne po flasim për korrupsion, nepotizëm falimentim të ndërmarrjes. Të tjerët nuk flasin për ndërmarrjen publike banesore, nuk flasin për Termokosin. Ne e kemi dëshmuar me Prishtinë se mund të qeverisim pastër. Po ta ketë PSD në qeveri ne ju garantojmë që paga minimale do të jetë 250-të euro”.

”Nuk mund të bëhem marksist për marksistat, myslimanë për myslimanët, unë kërkoj të mbrohen të drejtat e punëtorëve sepse Kosovën e shohim si një shtet ku mund të bashkëjetojmë dhe se kemi pak dinjitet karshi Serbisë. Kur kemi dalë nga Vetëvendosje e kemi ditur çfarë sulmi do të na vijë. Na i ofrojshin edhe gjashtë ministri por nuk kemi dashtë. Në këtë situatë kur e kemi parë Ramushin është i domosdoshëm”, tha ai.

Shpend Ahmeti foli në Analizën Zgjedhore edhe për premtimet që kandidati i PDK-së Kadri Veseli po bënë në lidhje me legalizimet, njofton Klan Kosova.

”Kur të dalin rezultatet, qëndrimet do t’i marrim bashkë. Për shkak të mungesës së diskutimeve për politika, Kadri Veseli thotë ligje që janë tashmë. Thotë do t’i bëjnë legalizimet 1 euro, në ligj është ai legalizim. Nuk mjafton vetëm ndryshimi i fytyrës që del përpara por duhet të shohim edhe qëndrime”.

”Ne kemi parë LDK-në në koalicion me PDK-në, por s’kanë mund ta bëjnë as ushtrinë as vendimet tjera madhore. Njeri që e ka votuar Hashim Thaçin për President, thotë krejt dicka tjetër. Tash po mundohen me u tregu të butë e me ardhë në pushtet, është rren për votuesit. Ne nuk i kemi ndryshuar, i kemi mbajtur parimet”.

Se PSD është e duhura për qeverisje me vendin u shpreh i bindur edhe Dardan Sejdiu, i cili përmendi edhe disa aktivitete të arritura verën e fundit në kryeqytet.

”Me aq sa shoh nga Prishtina, nuk ka komuna në Kosovë që nuk ka më shumë tubime. Ka pjesëmarrje publike. Komuna e Prishtinës është nga të rrallat që e bënë buxhetimin me pjesëmarrje. Në Komunën e Prishtinës, ka qenë caku i sulmit sepse jemi ndarë apo kemi dalë nga Vetëvendosje. Nëse e sheh verën sivjet në Prishtinë, cila komunë i ka pas 20 ditë aktivitete kulturore?”.

Ndërsa Visar Ymeri tha se PDK e ka synim kapjen e shtetit dhe jetëgjatësia e saj në pushtet e ka bërë problematike çfarëdo lloj zhvillimi në Kosovë, njofton Klan Kosova.

”Problemi madhor që e ka Kosova me PDK-në edhe ne, është se PDK duke e pasur edhe jetëgjatësinë në pushtet edhe synimin e kapjes së shtetit është bërë problem për çfarëdo zhvillimi në Kosovë. Struktura e kapjes së shtetit është aty, s’ka lidhje me largimin e disa njerëzve. Nëse dëgjohet me vëmendje afera Pronto, nuk është domosdo nepotizmi si problem, është problemi që ky pushtet ka vendosur për pozitat. Kjo spërfaq më së miri edhe arsyen e kapjes së shteti. Pa u çkapë ky aparat shtetëror s’ka zhvillim”.

”E rëndësishme është jo domosdoshmërisht t’i thuash parimet por t’i mbash ato. Gjërat që ne besojmë i kemi mbajtë të njëjtat. Parimet janë të njëjtat. Mua më pengon kur ndryshojnë njerëzit, e nuk e pranojnë se ndryshojnë. Nuk mund të thuash brenda një muaji me pas ndryshime politike e të thuash unë jam i njëjtë”.

Ai foli edhe për deklaratën e Albin Kurtit se nëse merr timonin e drejtuesit të Qeverisë, bashkëpunon me Presidentin Hashim Thaçi, për te cilin tha se më nuk është i njëjti.

”Në Ligjin për Dialogun kemi pasur konsultimin. Sot e kemi Albin Kurtin se thotë që bashkëpunojë me Presidentin Thaçi. Por me këtë thotë se unë s’kam ndryshuar e tash a ka ndryshura Presidenti Thaçi?”.

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori