LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti për nismën “Open Balkan”: Nuk përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës

Ali Ahmeti për nismën “Open Balkan”: Nuk përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, vlerëson se Kosova duhet të shoh interesin e saj në raport me zhvillimet rajonale, por thotë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”.

Në një intervistë për KosovaPress, Ahmeti flet edhe për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën marrëveshje thotë se ende nuk po zbatohet e plotë ndonëse shton se paragjykimet e ushqyera me shekuj ndaj shqiptarëve sot ndjehen më pak.


Javë më parë, liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u mblodhën në Forumin e Shkupit duke e pagëzuar nismën e “minishengenit ballkanik” si “Open Balkan” ose “Ballkani i Hapur”, e në të cilën nismë Kosova refuzon të marrë pjesë.

Lidhur me këtë, Ahmeti thotë se secili shtet duhet të shoh interesin e tij dhe të pranojë atë çfarë është e dobishme për të e më pas të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet kësaj nisme.

“Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhet parë me gjakftohtësi, çka është e dobishme për Kosovën të pranohet, çka mund të jetë e dëmshme mos të pranohet. Por nga këto nisma unë nuk shoh që përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës, kjo është nismë që vullnetarisht mund t’i bashkëngjiten edhe vendet e tjera të rajonit, mund të mos i bashkëngjitën, secili shtet sheh interesat e veta, aty ku rrezikohen e kërcënohen interesat e shtetit sigurisht që nuk i bashkëngjitet një nisme të tillë”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, ku shton se përderisa i gjithë rajoni e synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nevojitet bashkëpunim dhe se pa paqe dhe siguri vendet e rajonit nuk do të arrijnë në BE.

Sot kur bëhen dy dekada prej nënshkrimit të marrëveshjes e cila i dha fund konfliktit në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, Ahmeti thotë se ai dokument ishte faktor i rëndësishëm për normalizimin e raporteve në mes të dy komuniteteve.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, ku përmend ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Te zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe ka ngecje, por sigurisht që duhet më shumë përkushtim por edhe ndërgjegjësim edhe të palës maqedonase sepse ka nga pala maqedonase që e bojkotojnë, që e anashkalojnë, këto janë çështje me të cilat jemi përballë tash e 20 vite dhe nuk duhet shumë të dëshpërohemi sepse të tjerët nuk punojnë me dinamikën që kërkojmë ne. Jam shume i sigurt që me investimet në kuadro që kemi bërë do të përshpejtohen këto procese”, thotë ai.

Ahmeti thotë se në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ketë sektorë ku shqiptarët nuk janë të përfaqësuar./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori