LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti në lagjen “Dardani”: Bashkë me juve, po e zhvillojmë lagjen dhe qytetin

Ahmeti në lagjen “Dardani”: Bashkë me juve, po e zhvillojmë lagjen dhe qytetin

Qindra banorë të lagjes ishin të pranishëm në tubimin lëvizjes Vetëvendosje, para të cilëve folën nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s Dardan Sejdiu, si dhe kryetari i Komunës Shpend Ahmeti.

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti foli për programin për mandatin e radhës, përmes të cilit do t’i shtrijnë investimet në secilën lagje sipas prioriteteve kryesore që i caktojnë vetë banorët.

“Programi jonë ka për qëllim që qytetarët e lagjeve të ndryshme të Prishtinës të ndihen të barabartë në pranimin e shërbimeve. Asnjë banor nuk duhet që të udhëtojë deri në qendër apo në lagje të tjera larg lagjes së tij për ta përdorur një fushë sporti, një park apo ndonjë rekreacion tjetër. Çdo banor duhet t’i ketë shërbimet shënde­tësore të barabarta me të tjerët, në lagjen e vet. Duke u nisur nga këto premisa dhe duke u bazuar në konceptin e njëjtë të transparencës, llogaridhënies dhe raportit me qytetarin si pronar, ne kemi përpiluar 100 Zotimet tona, të cilat do t’i realizojmë brenda katër viteve të ardhshme”, tha Ahmeti.

Ai më tej shtoi se në bashkëpunim me banorët lagjes ka përpiluar edhe listën me prioritetet e investimeve në “Dardani”, ku përfshihen: rregullimi i parkingjeve për banorët e lagjes; rregullimi i hyrjeve përmes projektit të NPB-së; ndërtimi i një fushe sportive; rregullimi i hapësirës tek Kroi i Bardhë; si dhe mbjellja e fidanëve në pjesën mes Termokosit dhe Stacionit të Autobusëve.

Në fjalën e tij të rastit, Sejdiu tha se lagja “Dardania” është një nga lagjet më të mëdha të kryeqytetit, dhe në vazhdimësi ka nevojë për korrigjime e investime.

“Në mandatin e ardhshëm do të kemi përfaqësim prej secilës lagje në Kuvend Komunal. Prandaj kërkojmë votën tuaj edhe për kandidatët tanë për Kuvend Komunal. Vetëm në atë mënyrë, mund ta zhvillojmë qytetin ashtu siç duam. Katër vite më parë, ju dhamë 12 zotime, prej të cilave 11 i realizuam, e të fundit na e bllokuan në Kuvend Komunal. Kur ta kemi shumicën në Kuvend, nuk do të ketë më bllokada për Prishtinën, por do të ketë zhvillim bazuar në programin për Prishtinën, qytet në çdo lagje”, tha ndër të tjera Sejdiu.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Kalo në kategori