LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës

Ahmeti: Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës

“Unë dua që Kosova të ketë një fund dhe ai fund të jetë i dobishëm për Kosovën. Të mbyllet një vrimë e zezë në rajon, në Ballkanin Perëndimor. Mbase situata është shumë interesante, për herë të parë shoh një angazhim shumë serioz të SHBA-ve dhe duke e pasur parasysh këtë seriozitet, tanimë më rritet bindja se rreziku nga Lindja është mjaft serioz”.

Këtë e ka deklaruar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një intervistë për “Opinion” në TV Klan. Ai shtoi se brenda BE-së akoma ka dallime, sa i përket çështjes së Kosovës.

“Jo pak aktivitete nga Lindja ka patur në mënyrë shumë të sofistikuar dhe shumë të organizuar. Po punohet intenzivisht nga NATO, SHBA-të dhe BE. Në Evropë dihet që ka vende që nuk e kanë njohur Kosovën dhe sigurisht ka divergjenca brenda BE-së. Sigurisht se, duke vlerësuar situatën në Ballkanin Perëndimor, SHBA kanë një qasje shumë më të organizuar, sepse Kosova është një projekt euro-amerikan. Të gjitha projektet i kanë bërë bashkë me Evropën, deri para dy ditësh”, tha Ahmeti, duke shtuar se duhet guxim për të zgjidhë këtë problem kaq të madh.

“Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit dhe i gjithë Evropës. Është problem i gjithë shqiptarëve, sepse shqiptarët kanë hequr nga regjimet serbe. Kanë të vrarë gjithandej… Kjo çështje shtrohet edhe për pajtim dhe ashtu duhet parë, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe shqiptarëve në përgjithësi që kanë pasur tragjedi nga regjimet serbe. Ne duhet inkurajojmë të gjithë shqiptarët, edhe Tiranën në këtë drejtim”.

“Zgjidhje që do të kënaq palët nuk do të ketë asnjëherë, por pres një zgjidhje dhe kompromis të mirë. Koha ka treguar gjithandej se kompromiset janë më të mira se sa kokëfortësia”, tha kryetari i BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori