LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kemi filluar asfaltimin e rrugëve në lagjen Pejton, nuk do të ketë më kabllo të varura të rrymës

Ahmeti: Kemi filluar asfaltimin e rrugëve në lagjen Pejton, nuk do të ketë më kabllo të varura të rrymës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot ka nisur asfaltimi i rrugës në lagjen Pejton.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pasi ka përfunduar gjithë infrastruktura nëntokësore në këtë lagje, ka nisur asfaltimi i rrugëve.


Sipas tij, në këto rrugë nuk do të ketë më pamje me kabllot e varura të rrymës.

“Sot filluam me asfaltimin e rrugës ‘Sejdi Kryeziu’ në lagjen Pejton për të vazhduar edhe me rrugët ‘Nazmi Mustafa’ e ‘Perandori Justinian’. Por, fillimisht u siguruam që aty të përfundojë e gjithë infrastruktura nëntokësore. Në këto rrugë nuk do të kemi pamjen e vjetër me kabllot e varura të rrymës në gjithë lagjen”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/