LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kandidatët për kryeministër të tregojnë qëndrimin e tyre për taksëm

Ahmeti: Kandidatët për kryeministër të tregojnë qëndrimin e tyre për taksëm

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti ka kërkuar nga kandidatët për kryeministër që në garën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, të tregojnë se cili do të jetë qëndrimi i tyre për taksën ndaj produkteve serbe.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.


Ahmeti ka theksuar se ulja në dialogun me Serbinë pa e hequr taksën nënkupton integritet në dialog, derisa nëse ndodh e kundërta, kjo sipas tij, do të tregoj për pranimin e kushtëzimeve të Serbisë në tavolinën e dialogut.

Sipas tij, ka një përpjekje  që të krijohet mjegull rreth taksës dhe asaj që prezanton ajo.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Ahmetit:

“Ka një përpjekje që të krijohet mjegull rreth taksës dhe asaj që prezanton ajo.
Taksa është e rëndësishme vetëm për një fakt: Serbia kushtëzon heqjen e saj për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve.
Në dialogun e Brukselit kjo është hera e katërt që Serbia kushtëzon pjesëmarrjen. Kosova nuk e ka kushtëzuar asnjëherë.
Në këtë dialog fatkeqësisht, ne i kemi pranuar kushtet dhe temat e Serbisë, derisa shumë pak kemi kushtëzuar Bashkimin Evropian dhe i kemi shtyrë përpara temat tona.
Do të duhej të ishte krejtësisht e kundërta por nuk ka ndodhur.
Kandidatët për Kryeministër duhet të përgjigjen saktë me po ose jo nëse do ta heqin taksën pa u ulur në tavolinë me Beogradin.
Sepse heqja e saj pa u ulur në tavolinë nënkupton pranim të logjikës së deritanishme të dialogut.
Pranim të kushtëzimeve të Serbisë.Mos-heqja e saj pa u ulur në tavolinë do të thotë dialog pa kushtëzime. Do të thotë integritet në dialog
A.A – ideatori serioz” , ka shkruar Ahmeti në Facebook ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori