LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Dragodani, vendi më i ndotur në Prishtinë për shkak të afërsisë me termocentralet e Obiliqit

Ahmeti: Dragodani, vendi më i ndotur në Prishtinë për shkak të afërsisë me termocentralet e Obiliqit

Pas alarmit për ndotjen e ajrit në Prishtinë, kanë reaguar shoqëria civile të cilët po ngritin zërin e tyre që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme.

Por, për çështjen e ndotjes alarmante, ka folur i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.


Ai ka thënë se Prishtina po ballafaqohet me nivele të larta të ndotjes, posaçërisht në grimcat 2.5 mm, por sipas tij, matja e cila bëhet nga Ambasada Amerikane në Arbëri, rezulton me nivel më të lartë, për shkak të afërsisë me termocentralet në Obiliq, përcjell Telegrafi.

Sipas Ahmetit, “termocentralet, metodat alternative të ngrohjes, trafiku, kushtet atmosferike dhe gjelbërimi i pamjaftueshëm dhe ndërtimet”, po ndotin ajrin në kryeqytet.

Ndër të tjera kryetari i Prishtinës ka theksuar se komuna ka disa projekte që do ta përmirësojnë gjendjen e ndotjes së ajrit.

“Pasi të marrë të dhënat nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet për të mos pasur qarkullim të veturave në një orar të caktuar”, tha Ahmeti.

Ai ka bërë ftesë qeverisë që të mbajnë një takim për të diskutuar të gjitha mundësitë për përmirësimin e ajrit./Telegrafi/