LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Deri në fund të vitit shpresoj në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka thënë se pret që deri në fund të vitit të ketë zgjidhje të kontestit me Bullgarinë.

Në një intervistë për TV21, ai në mes tjerash tha se këto ditë është dërguar ofertë për palën bullgare, duke shtuar se pret përgjigje pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tejkalimi i kontestit në mes dy palëve është çështje kohe. Nuk është koha që të ndaj me opinionin ofertat ose dokumentet e fundit që janë këmbyer. Do të presim ta shohim reagimin e Bullgarisë”, tha Ahmeti, duke shtuar se angazhimi i ministrit Bujar Osmani, do të ketë rezultate.

“Është shumë e rëndësishme të tregojmë para gjithë qytetarëve, sidomos para maqedonasve, se të mirat dhe të këqijat i ndajmë bashkë, se do të jemi krahpërkrahë deri në zgjidhjen e këtij kontesti”, tha Ahmeti.

Ndërsa, në lidhje me zërat për përçarje në BDI, Ahmeti tha se nuk janë serioze dhe se nuk ka asgjë konkrete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori