Nga viti 1999 janë bërë 50 mijë shkelje që kanë të bëjnë me legalizim të pronës vetëm në Komunën e Prishtinës. E në tërësi që nga paslufta janë 300 mijë shkelje.
Kështu u tha sot gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes mes Komunës së Prishtinës me USAID-in për zbatimin e programit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se procesi i legalizimit është ndër proceset më të rëndësishme në Republikën e Kosovës.
Ai tha se në Kosovë ka qytetarë që kanë që 30 vjet prona pa leje. Për këtë ai ka bërë thirrje që të gjithë të legalizojnë pronat e tyre.
“Proesi i legalizimit është një ndër proceset më të rëndësishme në Kosovë. Ku besohet se në Kosovë do të trajtohen 300 mijë shkelje të ndryshme që nga paslufta. Në komunën e Prishtinës janë 50 mijw shkelje nga viti 99. Ligji i legalizimit është tentativa i i fundit për të rregulluar. Si proces nuk ka qenë i suksesshwm. Sepse shumica e njerëzve nuk kanë aplikuar për legalizim për arsye të ndryshme. Tashmë ka kaluar edhe ligji i ri j cili e bën më të lirë dhe më efektiv”, tha ai.
Sipas Ahmetit, janë angazhuar 30 arkitektë, me qëllim që me USAID-in të ndihmojë në këtë proces, të standardizohet ideja e legalizimit me ndihmën e Chemonics. Nga Komuna e Prishtinës sipas tij kërkohen të trajtohen 40 mijë lëndë në një proces të shkurtë.
Ndërsa, Joshua Mike nga USAID tha se kjo e fundit është partner i mbështetjes në këtë proces të rëndësishëm dhe për të siguruar zbatimin efektiv, raporton KP. “Në mënyrë që ky projekt të jetë i suksesshëm sektorët publik dhe privat duhet të punojnë bashkë në frymën e transparencës dhe kemi kënaqësinë të përkrahim këtë projekt për të mbështetur si komunat ashtu edhe nivelet qendrore. Partneriteti me komunën është një nga dy pilot projektet për të përmirësuar transparencën dhe projektin e legalizimit. Dhe shpresojmë që këto dy pilot komuna të përkthehet në komunat tjera… dua të inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të dorëzojnë aplikimet e tyre”, ka thënë ai.
E, Terence Slywka nga Chemonics International tha se synojnë të punojnë ngushtë me komuna, në mënyrë që të ketë legalizim të pronave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
“Shpërthen” Monika Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për burgun, as për SPAK-un
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi