Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, nga PDK në emisionin “Përballje” ka folur për çështjen e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Ahmetaj, e cila ka qenë edhe ambasadore e Kosovës në Bruksel, ka përshëndetur arritjen e konsensusit në mes partive politike për kalimin e demarkacionit, duke shprehur bindjen se kjo çështje do të përfundojë.
“Jam optimiste se një gjë e tillë do të kalohet dhe neve do të na hapet rruga drejt liberalizimit të vizave. Çështja e liberalizmit i takon të gjithë qytetarëve të vendit, edhe qytetarët serb nuk mund të lëvizin lirshëm nëse janë qytetarë të Kosovës, pasi që kjo është bërë me marrëveshje në Bruksel. Jam e sigurt që edhe ata pra Lista Serbe do të jenë pro që ta shtyjmë më tej këtë çështje”, ka thënë Ahmetaj, në emisionin “Përballje”, raporton Telegrafi.
Ajo ka theksuar se ky është momenti i fundit që Kosova duhet ta zë sa i përket liberalizimit të vizave.
“Nëse ne e kalojmë demarkacionin, tani është momenti jonë i fundit që ne të arrijmë që deri në fund të vitit ta përmbyllim tërë procesin që qytetarët tanë nga viti i ardhshëm të mund të lëvizin lirshëm”, u shpreh Ahmetaj.
Ajo shtoi se të gjithë deputetët kanë të drejtë të vendosin vetë sa i përket votimit të demarkacionit dhe se një gjë e tillë do të përmbyllet përfundimisht dhe qytetarët nuk do të mbahen të izoluar.
Ahmetaj ka sqaruar se pas përfundimit të demarkacionit janë ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve anëtare të BE-së ata që do ta japin konfirmimin për lëvizjen e lirë.
“E rëndësishme për ne është që ti kemi pro të gjitha shtetet anëtare. Procesi i votimit quhet votim me shumicë të kualifikuar dhe llogaritet votë pro kur është nga 55% e vende anëtare që kanë votuar pro dhe që i mbulojnë 65% të popullatës së BE-së, që nënkupton që shtetet e mëdha është e rëndësishme që ta votojnë.
Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian mblidhen në fund dhe bien dakord se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe si e tillë bëhen ndryshime brenda rregullores së Schengenit dhe Kosova bëhet pjesë e listës së bardhë Schengen”, ka sqaruar Ahmetaj.
Emisioni “Përballje”, është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi.com. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët