LAJMI I FUNDIT:

Agron Buxhaku rikthehet në krye të Qendrës për menaxhim me kriza në Maqedoni (Video)

Agron Buxhaku rikthehet në krye të Qendrës për menaxhim me kriza në Maqedoni (Video)

Pas largimit të drejtoreshës së Qendrës për menaxhim me kriza, Suzana Saliu e cila do të jetë ndihmëse e Avokatit të Popullit, Alsat-M mëson se Qeveria, në postin e tij të vjetër e ka emëruar ish-ambasadorin Agron Buxhaku, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Buxhaku edhe më herët ka drejtuar Qendrën e Krizave, edhe atë për 9 muaj, pasi më vonë u emërua ambasador në Paris. Që nga janari i këtij viti, kur dhe i skadoi mandati i ambasadorit, ish-zëdhënësi i parë i BDI-së, Agron Buxhaku nuk është parë të jetë aktiv në politikë.


“Secili veprim i BDI-së pavarësisht se cilës gjenerata të veprimit politik i takon, është pjesë e pandashme e kësaj makinerie politike që ka ndryshuar mënyrën e përfaqësimit qytetarë ndër shqiptarë”, thonë nga BDI-ja.Telegrafi/