LAJMI I FUNDIT:

AGK reagon ndaj publikimit të identitetit dhe fotografive të viktimave: Kjo formë e raportimit, është shkelje e Kodit Etik

AGK reagon ndaj publikimit të identitetit dhe fotografive të viktimave: Kjo formë e raportimit, është shkelje e Kodit Etik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se është duke përcjellur me vëmendje raportimet e fundit rreth rastit të vdekjes së vajzës si rrjedhojë e rrëzimit nga ndërtesa dhe vdekjes së gruas shtatzënë si pasojë e infektimit nga virusi COVID 19.

AGK ka shprehur shqetësim për publikimin identitetit dhe fotografisë së viktimave në disa portale online.


“Kjo formë e raportimit, është shkelje e Kodit Etik, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, në raste të ndjeshme si këto të mos zbulojnë identitetin e viktimës por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, si dhe t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.

AGK mbështet vetëm punën profesionale të gazetarëve e cila bazohet në respektimin e standardeve dhe kritereve profesionale duke inkurajuar informimin objektiv dhe të saktë për publikun”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori