LAJMI I FUNDIT:

AGK kërkon respektimin e kodit etik të gazetarisë

AGK kërkon respektimin e kodit etik të gazetarisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), duke i komentuar debatet për listat e veteranëve të UÇK-së dhe publikimin e tyre në media, shpreh shqetësim për publikimin e të dhënave personale të disa qytetarëve.

Kështu thuhët në njoftimin e AGK-së për media.

“Kjo formë e raportimit, është shkelje e të drejtave të njeriut, kodit etik të gazetarisë dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në këtë komunikatë.

Aty më tutje thuhet se AGK kërkon nga kolegët gazetarë që në raste  të ndjeshme si kjo, por edhe në të tjera t’u përmbahen kritereve themelore profesionale dhe etikës së gazetarisë.

“E kuptojmë që jetojmë në një kohë kur bëhet përpjekje e madhe për lajmin dhe senzacionin, por kjo nuk nënkupton se duhet të realizohet duke  shkelur parimet elementare profesionale e duke iu shërbyer padashje grupeve të caktuara që tentojnë të përdorin disa media për interesa e agjenda të tyre”, është thënë në këtë adresim për media.

Më tutje thuhet se AGK mbështet fuqishëm punën profesionale të të gjithë gazetarëve në një mjedis jo të lehtë në Kosovë por, në anën tjetër sipas tyre, kërkohet edhe respektimi i parimeve bazë të profesionit.

“Besojmë se ky shqetësim i yni do të kuptohet qartë dhe drejtë nga të gjithë kolegët gazetarë”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori