LAJMI I FUNDIT:

AGK-ja e përkrah bojkotin e sotëm të gazetarëve ndaj Qeverisë 

AGK-ja e përkrah bojkotin e sotëm të gazetarëve ndaj Qeverisë 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka dalë në mbështetje gazetarëve që sot bojkotuan konferencën e Qeverisë së Kosovës.

“Gazetarët dhe kameramanët e medieve kosovare sot janë organizuar spontanisht për të bojkotuar konferencën për shtyp, pas Mbledhjes së Qeverisë. Gazetarët kanë pritur më shumë se 40 minuta për paraqitjen e dy ministrave të Qeverisë, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci. AGK-ja, përkrah kolegët gazetarë për veprimin e sotëm, pasi që kjo nuk është hera e parë që Qeveria vonon pa ndonjë shpjegim konferencat”, thuhet në njoftimin e AGK-së.


Mediat bojkotojnë konferencën që do të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë
Lexo po ashtu Mediat bojkotojnë konferencën që do të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë

AGK-ja, gjithashtu ka kërkua nga Qeverisë respektimin e punës së gazetarëve duke organizuar konferencat për shtyp, në një kohë të arsyeshme pas përfundimit të mbledhjeve.

“Qeveria duhet ta vendosë interesin publik në rend të parë, duke pranuar pyetjet e gazetarëve për vendimet që ajo i merr”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/