Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka pranuar me shqetësim ankesën e gazetares Paulina Nushi-Muhaxhiri për gjuhën fyese dhe denigruese që është përdorur ndaj saj nga doktori Sejdullah Mahmuti.

“Nushi- Muhaxheri për AGK-në ka bërë të ditur se me qëllim që artikulli dhe raportimi të bëhet sipas standarde të gazetarisë, kanë kontaktuar doktorin Mahmuti, për të cilin prokuroria ka ngritur aktakuzë por se ai ka qenë i pa qasshëm. Nushi-Muhaxhiri më pas i kishte dërguar edhe mesazh telefonik për të marrë qëndrimin e tij në lidhje me këtë aktakuzë të ngritur ndaj tij, por ai prapë gjatë tërë ditës së martë nuk kishte kthyer ndonjë përgjigje.

“Përkundër që e patëm aktakuzën ne donim t’i japim mundësin për ta thanë fjalët e vet. Sot në mëngjes më telefonoi, bërtitke, dhe nuk e mora seriozisht deri në momenti kur filloj me thanë që ‘kjo do të kthehet në fëmijët tu’. Ne nuk duhet të trajtohemi në këtë formë, kjo është e papranueshme. Ja shpjegova që ke të drejtën tënde me fol dhe nëse ke ndonjë qëndrim apo reagim mund ta dërgosh në redaksi, ai prapë refuzoi”, tha Nushi-Muhaxhiri”, thuhet në njoftimin e AGK-së

AGK kërkon nga të gjitha palët e përfshira në raportime që të mos ngatërrojnë çështjet e profesionit me ato familjare dhe te ndalin kërcënimet e kësaj natyre.

AGK fton doktorin Mahmuti dhe këdo tjetër që mund të jetë subjekt i shkrimeve të gazetarëve, t’i trajtojnë këta të fundit me respekt e dinjitet për punën që bëjnë dhe nëse kanë vërejtje t’i drejtojnë ato tek institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/