LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon gjuhën e zyrtarit të MASHT-it të përdorur ndaj gazetares Kutleshi

AGK dënon gjuhën e zyrtarit të MASHT-it të përdorur ndaj gazetares Kutleshi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kundërshton gjuhën e përdorur nga shefi i kabinetit të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Baton Dushi, i cili, e ka fyer gazetaren, Edona Kutleshi, në lidhje me publikimin e artikullit “Shefi i kabinetit të ministrit Bytyqi bën biznes me kafe në MASHT”, të publikuar më 06.11.2018 në gazetën “Koha Ditore”.

Dushi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka përdorur fjalë fyese në drejtim të gazetares Kutleshi duke e quajtur atë “përbindësh” dhe “jo profesionale”.


“Më vie keq që jam bërë pre mediatike e një përbindëshi të tillë! Më vie keq që kemi një gazetare të tillë jo profesionale. Ajo, në vend që të jetë vërtetë investigative, mjerisht vie dhe bëhet hiq më pak se sa llum mediatik!” thuhet ndër të tjera në postimin e Dushit.

AGK kërkon nga Dushi që të distancohet nga ky qëndrim ndaj gazetares dhe të kërkoj falje publike për gjuhën e përdorur ndaj saj, si dhe nëse ka pretendime në lidhje me artikullin në fjalë t’i ndjekë rrugët ligjore, e assesi mos të përdorë gjuhë fyese dhe denigruese në drejtim të gazetares Kutleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori