Autoritetet turke kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se punonte për i Izraelin.

Shërbimi Informativ Turk (MIT) arrestoi Serkan Çiçek (emri i vërtetë Muhammet Fatih Keleş) gjatë operacionit "Metron", për bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit, Mossad.

Një oficer i Mossadit me emrin Faysal Rasheed e kontaktoi Çiçekun përmes WhatsApp, duke u shtirur si një ndihmës juridik i huaj, raporton cnnturk.


Ai i dha detyrë Çiçekut të përcillte një aktivist palestinez në Başakşehir, i njohur për kritikat ndaj politikave të Izraelit në Lindjen e Mesme.

Çiçek u pagua me kriptomonedha në vlerë të 4000 dollarëve për katër ditë ndjekjeje.

Ai nuk arriti të gjente objektivin, tentoi të hynte në një kompleks banimi, por u kap nga shërbimi turk MIT, i cili e kishte nën mbikëqyrje. /Telegrafi/