LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t’ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t’ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Xavi Hernandez ka vendosur të mbetet te Barcelona, teksa trajneri spanjoll i ka bërë të qartë klubit se cilin futbollist e dëshiron me çdo kusht në skuadër nga sezoni i ri.

Fjala është për mesfushorin spanjoll Martin Zubimendi i cili po shkëlqen me fanellën e Real Sociedad dhe është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e mesfushës.

25-vjeçari është bërë edhe një titullar i rregullt te Spanja dhe shihet si futbollisti ideal për skemat e Xavit.


Arsenali është i gatshëm ta paguaj klauzolën e top yllit të La Ligas
Lexo po ashtu Arsenali është i gatshëm ta paguaj klauzolën e top yllit të La Ligas

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se drrejtori sportiv i Barcelonës, Deco është takuar me agjentin e futbollisti dhe Zubimendi i ka dhënë dritën e gjelbër për tu transferuar te Barça.

Megjithatë problemi kryesor mbetet te klauzola e spanjollit që ka nën kontratë me Real Sociedadin prej 60 milionë eurove.

Barcelona është në krizë financiare dhe mund ta paguajë klauzolën e tij vetëm nëse shitet mesfushori holandez Frenkie de Jong.

Zubimendi këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me Real Sociedad derisa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Përveç Barcelonës në garë për yllin spanjoll janë edhe Arsenal dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori