Lucas Biglia duket se është lojtar i Milanit.

Sipas TuttoMercatoWeb, agjenti i lojtarit, Enzo Montepaone, ka mbërritur në Casa Milan.


Agjenti dhe drejtuesit e klubit nga Milano do tentojnë të mbyllin marrëveshjen gjatë ditës së sotme.

Shifrat e këtij transferimi pritet të jenë 20 milionë euro.

Lajmi tjetër i mirë për tifozët e Milanit është se rinovimi i Gianluigi Donnarummas është çështje orësh. /Telegrafi/

9e7d7ce2d7b423d645a20f66b99567e6 44349 1499777162