LAJMI I FUNDIT:

Agjenda e BE-së, telefonatat e Kurtit me ndërkombëtarët dhe deklaratat para takimit të së enjtes në Bruksel  

Agjenda e BE-së, telefonatat e Kurtit me ndërkombëtarët dhe deklaratat para takimit të së enjtes në Bruksel  

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimit të së enjtes ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell do të presë në një takim të nivelit të lartë kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.


Takimet do të nisin me liderët që nga ora 9:00, ndërkaq do të pasojë një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në objektin e EEAS”, thuhet në njoftimin e Bashkimit Evropian.

E në prag të takimit në Bruksel, Kurti ka shpeshtuar telefonatat me ndërkombëtarët.

Kurti ditë më parë foli me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, ndërkaq të martën foli edhe britanikun Stuart Peach.

Në bisedën telefonike me Escobar, në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se u bisedua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e SHBA-së”, ka njoftuar Kurti në platformën X.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën pati një bisedë telefonike edhe me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Para takimit të 14 shtatorit, Kurti flet edhe me Stuart Peach
Lexo po ashtu Para takimit të 14 shtatorit, Kurti flet edhe me Stuart Peach

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti dhe Peach folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel.

“U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë priti në takim edhe kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

Por, si e shohin takimin e së enjtes njohësit e Ballkanit.

Adelheid Feilcke, shefe e Programit për Evropën në Deutsche Welle, ka qenë e ftuar këtë të martë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ku ka folur për dialogun e Kosovë-Serbi, tensionet në pjesën veriore të vendit si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Njohësja e çështjeve të Ballkanit ka folur edhe për takimin që do të mbahet të enjten e 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çka ka thënë se kjo është një javë e rëndësishme sidomos për Kosovën.

Takimi Kurti - Vuçiq dhe tensionet në veri, Feilcke: Dalja nga kjo situatë është urgjente për Kosovën
Lexo po ashtu Takimi Kurti - Vuçiq dhe tensionet në veri, Feilcke: Dalja nga kjo situatë është urgjente për Kosovën

“Është një javë e rëndësishme për Kosovën veçanërisht, sepse për Serbinë tema e Kosovës nuk e ka atë prioritetin siç e ka për ju kosovarët dhe për zhvillimin e Kosovës. Kjo dis-balancë mes të dyja vendeve gjithmonë nga jashtë, nga Gjermania kur shikohet është shumë e qartë sepse Kosova është një çështje e rëndësishme për Serbinë, por për Serbinë ka edhe probleme të tjera.

Për Kosovën, zhvillimet dhe akordimi i politikës me faktorët ndërkombëtarë në zgjidhjen e problemit me Serbinë janë vendimtare dhe çështje kyçe, veçanërisht këtë kohë kur janë vendosur sanksione dhe masa të veçanta ndaj Kosovës. Pra, pritjet për të dalë nga ky konflikt janë mëse urgjente për Kosovën e cila gjendet në këtë situatë”, ka deklaruar Feilcke.

Pritjet nga takimi i radhës në Bruksel edhe për profesorin dhe analistin e njohur, Daniel Serwer, janë të ulëta dhe nuk sheh përgatitje për një rezultat të suksesshëm nga të dyja palët, arsyeja, sipas tij, është se nuk shihet ndonjë reflektim të madh.

“Nuk shoh diçka të madhe nga ana e Beogradit, por as ndonjë veprim serioz sa i përket Asociacionit, thjeshtë nuk shoh ndonjë përpjekje për ndonjë kompromis”, deklaroi në RTK, Daniel Serwer. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori