Agjenda e Përfaqësueses së Kosovës

Sipas agjendës së Bunjakit, pjesa dërrmuese e futbollistëve do të vijnë më 1 dhe 2 mars, por ka ndonjë lojtar që do të vijë më 3 mars, ngase do të ketë ndeshje me 2 mars. Përfaqësuesja e Kosovës do të akomodohet në hotel “Emerald”.
Ushtrimet praktike janë paraparë të mbahen më datë 3 mars në ora 16.00-17.30 në stadiumin e KEK-ut, ndërsa gjatë qëndrimit në hotel do të ketë diskutime teorike. Po atë ditë, paradite planifikohet vizita në Mitrovicë dhe Skenderaj.
Më datën 4 mars, një ditë para ndeshjes, do të mbahet stërvitja e radhës në orë 14.00-15.30. Futbollistëve do t’u lejohen vizitat familjare në hotel, por vetëm në orarin që e ka parashikuar përzgjedhësi, ashtu sikurse edhe intervistat për media. /KP/Telegrafi/
Orari i shkoqitur në detaje
03.03.2014 E hënë
07:00-08:00 Mëngjesi
08:00 Nisja nga hoteli
08.00-12:00 Aktivitet i përbashkët! (Vizitë stadiumit në Mitrovicë, Skenderaj, Prishtinë)
12:00-13:00 Dreka
13:00-15:00 Kohë e lirë në hotel (kohë e rezervuar për takime familjare)
15:00 Ushqim i lehtë (para/darka (obligative)
15:30 Teori para ushtrimit në hotel
15.40 Nisja për ushtrim
16:00-17:30 USHTRIMI nr. 2 ( Stadiumi i KEK-ut)
17:30-17:45 Kohë për intervista në stadium
17:45 Nisja per hotel
18:30-19:30 Darka
20:00--21.00 Aktivitet i përbashkët
04.03.2014 E martë
07:00-08:00 Mëngjesi
08.00-10.00 Kohe e lirë e rezervuar për takime familjare
10.00-10.40 TEORI nr/ 3 Haiti –analizë DVD
11:00-12:00 Dreka
12.00-13.30 Kohë e lirë në hotel
13.30 Teori para ushtrimit në hotel
13:40 Nisja për ushtrim
14:00-15:30 USHTRIMI nr. 3 (Stadiumi i KEK-ut)
1530-15:45 Kohë për intervista në stadium
15:45 Nisja nga stadiumi
16:00 Ushqim i lehtë (pemë të thata, lëng pemësh, bukë të zezë, ujë)
16.00-18.30 Kohë e lirë (e rezervuar për takime familjare)
18:30-19:30 Darka
20:00-20:45 TEORI nr/ 4
20:45 Kohë e lirë në hotel
05.03.2014 E mërkurë
08:00-09:00 Mëngjesi
09.00.11.00 Kohë e lirë në hotel
10.00 Ev. konferencë për shtyp
11:00-11:30 Dreka
11:30-12:15 Kohë e lirë
12:15-12:30 TEORI (nr 5) para loje në hotel
12:30 Nisja për në Mitrovicë
13:30 Arritja në stadium në Mitrovicë
15:00-17:00 Kosova - Haiti
18:00 Nisja nga Mitrovica
19:00-20:00 Darka e përbashkët
20:00-20:30 TEORI nr. 6 (mbyllje e kampingut)
20:30 Kohë e lirë për lojtarë me përgjegjësi individuale!




















































