Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës më 5, 6, dhe 7 mars mbahet manifestimi tradicional Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Manifestimi organizohet nën patronatin e Kryeministrit Kurti dhe përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve shtetërore, qendrore e lokale dhe organizatave të Luftës së UÇK-së.


Më poshtë, agjenda shtetërore e aktiviteteve të manifestimit.

5 mars 202211:00 Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë 12:00 Seancë solemne e Kuvendit e Republikës së Kosovës 12:00 – 15:00 Ditë e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë – Aktivitete me nxënës në shkollat e Republikës së Kosovës – Seanca solemne në kuvendet komunale6 mars 202209:00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” 12:00 Homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së 11:00 – 17:00 Instalacion me fotografi dhe video: Historia e 5, 6 dhe 7 marsit Vendi: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë 17:00 Akademi përkujtimore Vendi: Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.7 mars 2022– Ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 18:00 Manifestimi “Nata e Zjarreve”, koncert në sheshin “Adem Jashari”, Skënderaj 18:00 Ndezja e flakadanëve në 7 zonat e UÇK-së dhe në Kazermën “Adem Jashari”. /Telegrafi/