LAJMI I FUNDIT:

Agjencioni i studimeve, Wiseword Kosova me 12 mars mban panairin e edukimit “WISE EDU DAY”

Agjencioni i studimeve, Wiseword Kosova me 12 mars mban panairin e edukimit “WISE EDU DAY”

Wiseword Kosova si agjencion profesional mbi studime kudo në botë dhe si qendër profesionale për mbajtjen e trajnimeve të domosdoshme për studime jashtë vendit, po organizon panairin e edukimit WISE EDU DAY!

Ky event është i hapur për të gjithë të rinjtë kosovar të cilët janë të interesuar për studime në cilindo shtet të botës. Përveç informatave të hollësishme mbi drejtimet, universitetet dhe shtetet më të mira për studime, në këtë panair mund të informoheni edhe për të gjitha trajnimet qe duhet t’i ndiqni për të fituar titullin student ndërkombëtar.

Në këtë panair të rinjtë kosovar do të kenë mundësi të marrin detaje mbi shtete duke filluar nga shtetet Evropiane e deri në shtetet përtej Atlantikut. Pjesëmarrës në këtë panair do të jenë edhe përfaqësues nga universitete nga Shqipëria e Kosova me të cilët të gjithë të rinjtë kosovarë do të kenë fatin të bisedojnë gjatë eventit.

Përveç të gjitha këtyre mundësive, Wiseword Kosova ka vendosur që të gjithë pjesëmarrësit në panair t’i shpërblejë me zbritje në të gjitha shërbimet që i ofrojmë.

Panairi WISE EDU DAY ju mirëpret në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” më datën 12.03.2022 (e shtunë) nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Regjistrohuni për pjesëmarrje në:

https://forms.gle/ThkZtmPdmPy3Ks7d9

Artikull i sponzorizuar