LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari promovon pajisjet e reja

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari promovon pajisjet e reja

Gjithsej 42 automjete dhe një automjet terreni, 197 lap topë, 35 printerë multifunksionar, dy makina për kopjim, rroba mbrojtëse, termometër, data loger, PH matës dhe maska për mbrojtje, janë vetëm një pjesë nga pajisjet e reja që i ka blerë AUV (Agjencia Veterinari me qëllim të modernizimit të punës së saj), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi sot drejtori i AUV, Zoran Popovski, duke i promovuar pajisjet, deri tani Agjencia ishte në nivel të institucioneve të BE-së, por tani pothuajse është në kualifikimin e më të sofistikuarve.

Automjetet dhe pajisjet janë blerë me rreth një milionë euro, mjete nga programi IPA. /Telegrafi/