Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2020.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-11.0%) në muajin korrik 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 263.7 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 296.4 milionë eurosh, sa ishte në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 13.9%.
Sipas një njoftimi të bërë për media thuhet se eksporti i mallrave në muajin korrik 2020 kishte vlerën 42.6 milionë euro, ndërsa importi 306.3 milionë euro, që është një rritje prej 5.4% për eksport dhe një rënie prej (-9.1%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 32.6% të eksporteve përbëhen nga metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.2% të eksporteve përbëhen nga plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.2% të eksporteve përbëhen nga artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.8% të eksporteve përbëhen nga ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.4% të eksporteve përbëhen nga produktet bimore; 4.8% të eksporteve përbëhen nga produktet minerale; 3.8% të eksporteve përbëhen nga tekstili dhe artikujt prej tij, etj.
“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.0% e përbëjnë produktet minerale; 9.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj”, thuhet në njoftimin e ASK.
Më tej në njoftim thuhet se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18.6 milionë euro, ose rreth 43.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 43.7%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Italia (12.4%), Gjermania (8.9%), Austria (6.0%), Holanda (3.8%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 141.4 milionë Euro, ose 46.2% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej 13.3%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Italia (5.8%), Greqia (4.0%), Polonia (3.1%), etj.
Në muajin korrik 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 17.0 milionë Euro, ose 40.0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (17.5%), Maqedonia (9.7%), Serbia (8.9%), dhe Mali i Zi (2.1%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin korrik 2020, arritën në 65.0 milionë Euro, ose 21.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 32.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.6%), Maqedonia (6.3%), dhe Serbia (6.2%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 6.8 milionë euro, ose 16.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet Zvicra (7.8%).
Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 99.8 milionë Euro, ose 32.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.2%) dhe Kina (9.6%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel