LAJMI I FUNDIT:

Afro 700 mijë euro janë grumbulluar në fondin për përballje me COVID-19

Afro 700 mijë euro janë grumbulluar në fondin për përballje me COVID-19

Thirrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ta ndihmuar Kosovën financiarisht për tu përballur me pandeminë COVID-19, po vazhdojnë t’i përgjigjen mërgimtarët por edhe qytetarët e Kosovës.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka njoftuar se deri më sot në llogarinë e donacioneve për përballimin e pandemisë, janë grumbulluar afro 700 mijë euro.


Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se 640 mijë e 858 euro janë nga donatorët, kur vetëm një donatorë nga Shqipëria ka dhuruar 150 mijë euro.

Postimi i plotë:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19:
Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro.
Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë COVID 19.
/Telegrafi/