LAJMI I FUNDIT:

Afrikania e parë kryeson Organizatën Botërore të Tregtisë

Afrikania e parë kryeson Organizatën Botërore të Tregtisë

Ngozi Okonjo-Iweala është emëruar në kreun e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Ajo u bë gruaja e parë që drejtoi ndonjëherë këtë organizatë dhe personi i parë nga Afrika që do të mban atë pozitë.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Okonjo-Iweala bën histori. Gruaja, e lindur në Nigeri, u diplomua në Harvard në vitin 1976 dhe më pas doktoroi në Massachusetts Institute of Technology (MIT).


Ajo është gruaja e parë që merr detyrën si ministre e financave dhe ministre e jashtme nigeriane, raporton cnn.

Iweala ishte gjithashtu gruaja e parë që kandidoi për udhëheqjen e Bankës Botërore, ku kaloi 25 vjet në një nga pozicionet drejtuese.

Në tetor, kandidatura e saj për seancën e OBT-së u mbështet nga të gjitha rajonet përveç Shteteve të Bashkuara, sepse administrata e atëhershme e Donald Trumpit tha se do të vazhdonte të mbështeste kandidatin koreane.

Sidoqoftë, emërimi Okonjo-Iweale u zgjidh kur presidenti, Joe Biden njoftoi mbështetjen për 66-vjeçaren disa ditë më parë. /Telegrafi/