LAJMI I FUNDIT:

Afganët që kanë përkthyer për Holandën kërcënohen nga talebanët

Afganët që kanë përkthyer për Holandën kërcënohen nga talebanët

Përkthyesit afganë, të cilët kanë punuar me zyrtarë holandezë, janë urdhëruar nga talebanët që të dalin para gjykatave dhe familjet e tyre janë kërcënuar nëse nuk veprojnë ashtu, ka raportuar televizioni publik holandez, NOS.

Sipas këtij televizioni, i cili ka cituar një letër të talebanëve, shumë përkthyes janë duke u fshehur dhe familjet e tyre do të “ndëshkohen rëndë si mësim për tradhtarët tjerë”, nëse nuk dorëzohen.


Në letër – e cila i është dërguar një ish-përkthyesi për Agjencinë Policore të Bashkimit Evropian, EUROPOL, në Afganistan – është thënë se përkthyesi ka punuar për të huajt dhe ka pranuar “paratë e tyre të pandershme dhe të ndaluara”.

NOS ka raportuar se shumë përkthyes kanë pranuar letra të ngjashme.

“Ne do të hakmerremi. Nëse nuk ju gjejmë juve, do ta paguajnë të afërmit tuaj”, është thënë në një letër dërguar një tjetër përkthyesi.

Prej kur kanë marrë pushtetin, në gusht të këtij viti, talebanët kanë qenë në kërkim të personave që kanë punuar me forcat e huaja po që kanë punuar për qeverinë e rrëzuar.

Grupi fundamentalist ka thënë po ashtu se ish-ushtarët dhe zyrtarët qeveritarë janë të nevojshëm për t’i shërbyer shtetit dhe ka lëshuar një falje të përgjitshme.

Mirëpo Kombet e Bashkuara dhe grupet për të drejta të njeriut, kanë raportuar se, talebanët janë duke ndjekur ata që kanë punuar me forcat e huaja dhe qeverinë e kaluar dhe me raste i kanë ndaluar apo ekzekutuar ata.

Në muajin shtator, Ministri në detyrë i Mbrojtjes nga radhët e talebanëve, Mullah Mohammad Yaqub, ka prauar në një deklaratë me zë se militantët janë hakmarrë përmes vrasjeve, ndonëse grupi i ka faluar ata. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori