Rreth gjysma e qytetarëve të Komunës së Prishtinë e kanë kaluar COVID-19, ndërsa 48 për qind e stafit mjekësor janë infektuar me këtë pandemi. Më pak të prekur me coronavirus kanë qenë punëtorët administrative të komunës së Prishtinës. Kështu thonë dy hulumtimet e bëra nga kjo komunë në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se sipas hulumtimeve të kryera, rreth 47% e prishtinasve e kanë kaluar COVID-19.
Ai tha se nuk ka besuar se kjo shifër do të rezultojë, ndërsa thekson se në numrin e ulët të rasteve pozitive në Prishtinë ka ndikuar edhe kjo përqindje e lartë e të prekurve nga koronavirusi.
“Faktet kryesore na del që rreth 47 për qind në Komunën e Prishtinës kanë dal pozitivë me COVID, kjo është në disa mënyra ashtu siç e kemi pranuar qoftë me testin serologjik që kanë bërë qytetarët, pra me marrje të gjakut dhe gjetje të antitrupave në gjak dhe po ashtu me disa qytetarë të cilët vetë e kanë pasur COVID edhe testin PCR nga Instituti që kanë dal pozitiv kanë thënë që nuk kanë nevojë për ta bërë testin serologjik sepse kanë qenë pozitiv”, u shpreh Ahmeti.
Ai shtoi se “Nga diskutimet e shumta që kemi pasur ne kemi menduar që kjo shifër nuk mund të jetë 30 përqind dhe atë e kemi pasur si diskutim të brendshëm duke diskutuar dhe MSh sepse na është duke të jetë numër tejet i lartë të jetë mbi kaq megjithatë nga ky hulumtim na del se gati gjysma e qytetarëve të Prishtinës e kanë pasur tashmë virusin COVID-19[…]”
“Kur i shohim numrat e COVID në Prishtinë del në fakt që numrat kanë rënë që nuk e kemi më dhe kjo valë e pandemisë ka përfunduar dhe definitivisht një prej arsyeve kryesore se pse nuk kemi numra aq të mëdha sepse jemi një përqindje tejet të madhe të atyre që e kanë kaluar COVID”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit rreth 48 % e profesionistëve shëndetësor të sistemit primar në këtë komunë e kanë kaluar COVID-19.
Kreu i Prishtinës tha se me pak të prekur janë punëtorët e kësaj komune me një përqindje prej 21 %.
“Sa i përket punëtorëve shëndetësorë na kanë dal se 17 % janë serologjik pozitivë, pra punëtorët shëndetësor i kemi njëherë nga rreth 11 % i kanë dy lloje të antitrupave rreth 39% kanë konfirmuar se janë pozitiv me test PCR pra 48 % e punëtorëve shëndetësorë në total janë ose me test serologjik pozitiv ose me PCR, pra nuk dallon shumë nga numri i përqindjes së qytetarëve dhe pse ky hulumtim me punëtorët shëndetësor është bërë në tetor-dhjetor të vitit të kaluar”, tha Ahmeti.
Sipas tij, “Tetor-dhjetor ka qenë 48 % tash e kemi në gjithë popullatën 47% që do thotë se punëtorët shëndetësor kanë pasur një përqindje më të madhe të kalimit me COVID[…]Në punëtorët komunal na ka dal se diku 21 përqind janë serologjik dhe përqindja në përgjithësi tek punëtorët administrativë komunal ka qenë më e vogël. Kjo ndoshta edhe pse ka qenë gjithë ato masa sepse kanë qenë edhe të liruar nga puna për një kohë“, tha ai.
Përkundër këtyre rezultateve, Ahmeti thotë se vaksinimi kundër COVID-19 është i domosdoshëm.
Ai tha se mostër e hulumtimit kanë qenë 1255 qytetarë të kryeqytetit të Kosovës.
“Pa marr parasysh që na del se rreth 50 për qind e kanë kaluar COVID-19 vaksinimi është I domosdoshëm. Mostra totale e hulumtimit janë 1255 qytetarë zakonisht kur bëhen sondazhe mjaftojnë edhe masha e gabimit rreth 2.8 për qind që na jep neve mjaftueshëm bindje që ky numër është i saktë“, u shpreh Ahmeti. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak