LAJMI I FUNDIT:

Afera 150 mijë euroshe e ish-kryeprokurorit, Prokuroria Speciale thotë se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore

Afera 150 mijë euroshe e ish-kryeprokurorit, Prokuroria Speciale thotë se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas publikimit të audio dhe video-incizime, ku shihet dhe dëgjohet ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, teksa i jep premtime biznesmenit Sali Dakaj se do t’ia kryejë një lëndë në favor të tij. Për këtë veprim, pretendohet se Dërguti i pranoi 150 mijë euro.

Prokuroria përmes një reagimi publik të mërkurën, ka thënë se i ka ndjekur me vëmendje këto publikime dhe se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast.


“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka ndjekur me vëmendje emisionin ”Kallxo Përnime”, të transmetuar më datën 24 dhe 25 tetor 2022. Menjëherë pas publikimit të këtij emisioni, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka analizuar të gjitha të dhënat e transmetuara në këtë hulumtim medial dhe do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese të saj, për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast”, thuhet në komunikatën për media.

Dërguti, në pamjet e publikuara nga kallxo.com dëgjohet në disa audio-incizime se si i jep premtime biznesmenit Sali Dakaj se do t’i ndihmoj që një lëndë të përfundoj në favor të tij.

Në takime janë të pranishëm edhe dy personat, Liridon Fanda dhe Hasan Morina, të cilët pretendohet se në emër të Haxhi Dërgutit ia morën biznesmenit Dakaj 150 mijë euro.

Vet Dërguti, në një video-incizim të më vonshëm nuk e pranon t’i ketë marrë këto para.

Ai ka hezituar të takohet me Fandën e Morinën, të cilët përdorën emrin e tij për t’ia marrë paratë Dakajt.

“Të lutem veç edhe një fjalë, ti më ke dëgjua kur kam thanë “Pashë Zotin mos më merrni në qafë. Në qoftë se nuk kryhet puna ma mirë kthemini paret pa ardhur vendimi. A kam thanë kështu? Po kam thanë. O vallahi Salih edhe unë kam thanë, kurrë s’të kom premtua, s’të kom thanë 100% që ta kryej punën. Pasha qet ujë, e pasha qet Zot nuk e kom ditë që është puna kështu, se kurrë në këtë punë nuk isha taku”, ka  deklaruar Sali Dakaj – Biznesmen.

E Haxhi Dërguti, për disa vite udhëhoqi me një prej Prokurorive më të rëndësishme në vend.

Mediumi kallxo.com do të publikoj edhe një pjesë tjetër të këtyre përgjimeve, ku përmendet edhe emri i ish-kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori