LAJMI I FUNDIT:

Afër 12 mijë të vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese, thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Afër 12 mijë të vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese, thirrje qytetarëve që të vaksinohen
Foto: Arkiv

Vetëm dy doza vaksinimi nuk mund të mbrojnë nga varianti Omicron, prandaj në vend po bëhet thirrje për t’u vaksinuar edhe me dozën e tretë apo atë përforcuese.

Deri tani numri i të vaksinuarve me dozën e parë 98,547, ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat 78,2697.


Por ka disa javë që në vend ka nisur të jepet doza e tretë dhe ajo përforcuese e vaksinës antiCOVID-19.

Numri i dozave të treta të administruara 2,093, ndërsa numri i dozave përforcuese të administruara 9,855.

Ndryshe, një ditë më parë infektologu Hamdi Ramadani tha për Telegrafin se varianti Omicron bashkë me gripin sezonal mund të rëndojë shumë situatën epidemiologjikë në vend vetëm brenda pak javësh.

Ramadani ka thënë se paraqitja e këtij varianti të virusit ishte e pashmangshme në Kosovë, duke qenë se është përhapur tashmë në gjithë botën.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të marrin dozën e tretë të vaksinës antiCOVID, për tu mbrojtur nga Omicroni.

“Situata rëndohet nëse nuk merren masa nga organet kompetente që masat të jenë të zbatueshme detyrimisht, të jenë obliguese. Ajo që është e rëndësishme është edhe vaksinimi. Vetëm me dy doza vaksinimi nuk mund të mbrojë nga Omicroni. Në vendin tonë kemi fare pak qytetarë që e kanë bërë dozën e tretë ose atë përforcuese të vaksinës antiCOVID, edhe kjo e bën që të rëndohet situata epidemiologjike”, u shpreh infektologu Ramadani.

Infektologu Ramadani thotë se tash e tutje mund të ketë shumë më shumë raste me variantin Omicron dhe nuk përjashtohet mundësia që të rëndohet situata.

“Duke marrë parasysh edhe ardhja e madhe e qytetarëve nga diaspora, tash kur Omicroni është mbizotërues, koncentrimi i madh në vende, në lokale bashkë me gripin sezonal, janë të gjithë kontribuues që për një të ardhshme prej afërsisht katër javësh, në vendin tonë mund të paraqitet një valë e re me infeksion, Omicron dhe Delta po ashtu ende është i pranishëm”, tha Ramadani për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori