LAJMI I FUNDIT:

Afati për t’u regjistruar për kalim në pension parcial kontributiv shtyhet deri më 15 shtator

Afati për t’u regjistruar për kalim në pension parcial kontributiv shtyhet deri më 15 shtator

Ministria e Financave ka njoftuar të enjten se është shtyrë afati për t’u regjistruar për kalim në skemën parciale kontributive të pensioneve deri më 15 shtator.

Sipas njoftimit, të gjithë pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, të cilët nuk kanë arritur të kenë 15 vite stazh dhe plotësojnë kriteret e parapara me ligj, mund të aplikojnë për t’u regjistruar për kalim në skemën parciale kontributive përmes vegëzës: https://info-pensionet.rks-gov.net


“Pas regjistrimit, zyrat e pensioneve do t’i ftojnë pensionistët për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive, ashtu që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/