Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit ka njoftuar fermerët se afati për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2026 përfundon më 31 korrik.

Përmes një njoftimi, kjo drejtori ka bërë thirrje për të gjithë fermerët që ende nuk kanë arritur të aplikojnë, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të përcaktuar.


"Të nderuar fermerë, ju që ende nuk keni mundur ta kryeni aplikimin, ju njoftojmë se kanë mbetur edhe dy ditë për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione 2026, pra deri më 31.07.2026", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec.

Nga kjo drejtori u është bërë apel fermerëve që të mos e lënë aplikimin për ditët e fundit dhe ta përfundojnë procedurën brenda afatit ligjor.

"Ju lusim që brenda këtij afati ta shfrytëzoni mundësinë e aplikimit", thuhet në njoftim. /Telegrafi/